Hafiz Dizdari është një prind që prej 16 vjetësh përsërit apelin drejtuar shtetit shqiptar për gjetjen e djalit të tij të mitur.

Ai thotë se i biri u zhduk rrugës për në shkollë në vitin 1995 kur ishte vetëm 12 vjec, ndërsa familja edhe sot e kësaj dite nuk di asgjë.

Prej 16 vitesh Hafiz Dizdari, jeton me brengën e gjetjes së djalit të vogël, Xhevahirit. Ai tregon se djali 12 vjecar, është zhdukur në vitin 1995 teksa shkonte në shkollë.

“1995, ka qenë ditë e mërkurë, u nis për në shkollë me cantën me libra dhe sic do ditë, u nis. 15 metra pa shkuar në shkollë, ai nuk ka arritur të shkojë në mësim që e zhvillonte nga ora 10 deri në orën 13:00”, tregon babai i djalit të zhdukur në ’95-n.

Edhe pse i ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore, asnjë institucion shtetëror nuk ka mundur të zbulojë se ku ndodhet djali i tij. Ai sot i bën një apel shtetit, që ta ndihmojnë ta gjejë.

“Si Presidenti, Kryeministria, ashtu edhe Interpoli më kanë thënë gjithnjë ‘e dimë e dimë, jemi në kërkim’. Jemi në ankth të jashtëzakonshëm bashkë me familjen”, thotë 65 vjecari.

65 vjecari që jeton në fshatin Tagon jeton cdo ditë me shpresën se djali i tij është gjallë.

Top Channel