Samuel L. Jackson, lord i arkëtimeve

29/10/2011 18:40

Nuk është Robert de Niro, as Al Pacino apo Marlon Brando. Aktori kampion i arkëtimeve për të gjitha kohërat është Samuel L. Jackson.

Lajmin e ka bërë të ditur “Guinness Book”, sipas të cilit filmat e Jackson kanë arkëtuar në të gjithë botën shifrën marramendëse 7.42 miliardë dollarë.

Në fakt, sipas raportimeve të CBS News, Samuel L. Jackson ka interpretuar në filma si “Jurassic Park”, “Pulp Fiction” e “Star Wars”, që kanë arkëtuar respektivisht 914 milionë, 212 milionë dhe 2.4 miliardë dollarë.

Por duket se aktori synon ta përmirësojë performancën e tij, duke qenë se vitin e kaluar interpretoi në gjashtë filma, ndërsa këtë vit në katër.

Filma të tjerë me të cilët aktori me ngjyrë ka korrur sukses kanë qenë “The Negotiator”, me Kevin Spacey, “Bazic”, me John Travolta, “Rules of Engagement” me Tommy Lee Jones, etj.

FOTO GALERI
2/5
Samuel L. Jackson dhe John Travolta

Top Channel