" /> ">

Kadare: Ne kemi c’t’i japim dhe c’t’i marrim Europës

29/10/2011 00:00

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka vizituar qytetin e Shkodrës, ku mori
pjese ne promovimin e nismes “Dy gjuhë në një libër” mes univeristetit
“Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe Universitetit te Malit të Zi.

Gjatë bashkëbisedimit me studiues të ndryshem, ai eshte shprehur në lidhje me situatën e gjuhes dhe letërsise shqiptare,identitetin kulturor ballkanas dhe aspiraten e shqiptareve drejt BE-së.

“Popujt kanë atë që quhet identiteti që përbëhet nga të mira dhe të këqija. Europianizimi në radhë të parë duhet të ndodhë brenda nesh. Fillimisht duhet të ripohohemi europianë”, tha Kadare.

Shkrimtari ka vleresuar rolin e disa prej letrareve me te njohur shqiptare te se kaluares, te cilet vinin nga qyteti i Shkodres, si Pjeter Budi dhe Pjeter Bogdani. Sipas tij keto figura te rendesishme nuk kujtohen ashtu sic duhet.

Ai u shpreh se ka mbetur i habitur kur ka lexuar se letersia laike ne Shqiperi eshte levruar nga bejtexhinjte, kur ne fakt vargjet laike te Pjeter Budit, i gjejme që në mesjeten e vone.Kadare pohoi se shqipja është një ndër gjuhët themeltare të Europës dhe këtë shqiptarët nuk e dinë.  

Top Channel