“Ditët e Vangjush Mios”

29/10/2011 00:00

Ambientet e Galerise se Arteve “Guri Madhi” ne Korce, jane pasuruar nga
krijimet e 30 piktoreve pjesemarres ne Kolonine Nderkombetare te
Artisteve Figurative “Ditet e Mios”.

Ne kete edicion kane marre pjese jo vetem piktore nga qytete te ndryshme te Shqiperise por edhe nga Kosova, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia etj.30 emra te njohur te piktures, kane pasqyruan ne punet e tyre peisazhet e vecanta natyrore te vjeshtes ne qytetin juglindor.

Ne telajot e ketyre piktoreve gjeje jo vetem pjese te qytetit, por edhe pamje te frymezuara nga rrethinat. Koloriti i ngjyrave qe merr natyra në këtë stinë, nderthurej bukur ne shume prej krijimeve.

Per kryetarin e Bashkise Niko Peleshi, Kolonia e Piktoreve qe mban emrin e piktorit te njohur Mio, jo vetem qe mban gjalle artin dhe ben promovimin e tij, por ruan kulturen e levrimit te piktures se peisazhit .

“Shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për të gjithë artistët. Jemi shumë të gëzuar që kemi konsoliduar një aktivitet artistik, kulturor dhe qytetar”, tha Peleshi.

Për herë të parë këtë vit, organizatorët kanë vlerësuar me cmimin “Vangjush Mio”, piktorin nga Dervicani i Gjirokastrës me banim ne Janine, Jorgo Mici.

Përvec 30 piktorëve të ftuar nga organizatorët e ketij aktiviteti per te marre pjese ne te, te pranishem kanë qenë edhe shume të tjerë nga vende të ndryshme.

Top Channel