Spielberg konfirmon “Jurassic Park IV”

28/10/2011 18:20

Ikona e kinematografisë botërore, regjisori Steven Spielberg konfirmon se saga “Jurassic Park” do të vijojë. Çka do të thotë se do të ketë një episod të katërt të filmit të suksesshëm të një regjisori që kryeson listën e krijuesve më të suksesshëm në kinematografinë botërore.

Mediat që konfirmojnë këtë lajm raportojnë se Spilberg ka rrëfyer se edhe ai vet është tepër i entuziasmuar nga puna për realizimin e episodit të katërt.

“Do të jetë një film më i mirë, më i realizuar se filmat e tjerë pararendës. Është e kuptueshme që përvoja ime dhe teknologjia ma mundëson diçka të tillë”, ka rrëfyer regjisori Spilberg.

Filmi hit i vitit 1993 me aktorë kryesorë Sam Neill dhe Jeff Goldblum, film i cili bazohet në një libër gjithaq shumë të suksesshëm i shkruar nga Michael Crichton, ka konfirmuar se në ndryshim nga episodi i shkuar, këtë herë, në këtë episod të katërt ai ka planifikuar që të drejtojë gjithçka ka “Jurassic Park IV”.

Skenari i këtij episodi raportohet se do të mbajë firmën e Mark Protosevich.
Regjisori Spilberg në intervistën e tij ka pohuar se filmi është ende në fazën e një projekti dhe me siguri do i duhen pak vite që të realizohet.

“Një gjë mund t’ju garantoj ‘Jurassic Park IV’ do të jetë një film më i realizuar”. Një lajm shumë i mirë ky për të apasionuarit e “Jurassic Park”.

Top Channel