Shkodër, kapen 4 kg hashash

28/10/2011 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar ne orët e para të mëngjesit të së premtes dy persona për trafik të lëndëve narkotike.

Elvis Kajtazi, 29 vjeç lindur në Pejë, dhe banues në Podgoricë dhe Pllumb Podja, 34 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, janë kapur teksa transportonin 4 kilogramë ‘cannabis sattiva’.

Operacioni është zhvilluar rreth orës 01.00 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e fshatit Bardhaj”. Policia ka kontrolluar mjetin me të cilin udhëtonin dy personat, një veture tip “Skoda” me targa PG AA 817 dhe aty ka konstatuar lenden narkotike. Materialet per kete ceshtje i kaluan prokurorise se Shkodres.

Top Channel