Operacionet plastike, sot në “Pasdite në Top Channel”

28/10/2011 00:00

Shumë njerëz në Shqipëri preferojnë t’i mbajnë të fshehta ndërhyrjet
kirurgjikale estetike në trupin e tyre, por 19-vjecarja Lorna Hysa, e
theu këtë tabu.

Ajo eshte vajza e pare qe pranon të shfaqë publikisht të gjithë procesin për korrektimin e hundës.

“Duke qenë se jam një vajzë që merrem me spektaklin, do më pëlqente që fytyra ime të ishte perfekte, ndaj kam vendosur që të bëj ndërhyrjen”, thotë Lorna.

Per here te pare ne ekranet shqiptare, “Pasdite ne Top Channel” do t’ju tregoje transformimin e Lornes hap pas hapi, qe nga takimi i pare me kirurgun dhe deri tek rezultati final. Emisionin e plotë mund ta shihni në Top Channel në orën 18:30, ndërsa në www.top-channel.tv mund ta gjeni online të shtunën.

Historia e Lornes nis nje rubrike te re mbi transformimet plastike qe pritet te ngjalle nje kuriozitet te madh. Ne javet e ardhshme, “Pasdite ne Top Channel”, premton se do t’ju tregoje nderhyrje te tjera fantastike qe realizohen ne Shqiperi dhe do t’ju njohe me shume njerez te tjere qe kane pranuar te filmohen gjate shnderrimit te tyre.

Top Channel