Hamilton-Scherzinger, arsyeja e ndarjes

28/10/2011 16:10

Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger thanë vetëm se u ndanë pas katër vitesh bashkë duke mos shpjeguar arsyet e përfundimit të romacës.

Disa miq të afërt kanë theksuar se një arsye mund të ketë qenë diferenca e moshës (ajo 33, ai 26), ndërsa disa të tjerë thanë se nuk mund të vazhdohej më një lidhje në distancë duke qenë se Hamilton është gjatë gjithë kohës në udhëtim për të garuar në pistat e Formulës 1, ndërsa Scherzinger ishte e zënë me koncertet e saj nëpër botë.

Por, duket se arsyeja është krejt tjetër: Nicole kërkonte fëmijë, por piloti britanik i McLaren nuk ishte aspak i gatshëm dhe këtë gjë e ka thënë edhe publikisht. Sipas tij, pilotët e Formulës 1 që kanë fëmijë janë më të butë në pistë dhe këtë gjë ai nuk e dëshiron aspak.

“Unë kam një stil pilotimi agresiv dhe nuk dua të ndryshoj, por mendoj se po të kem përgjegjësinë e fëmijëve do të zbutem. Gjithsesi, unë jam ende shumë i ri për të menduar për të formuar familje”, pati deklaruar Hamilton.

Top Channel