Elbasan, aksident në unazë, plagoset 51-vjeçari

28/10/2011 09:55

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi 51-vjeçar ndodhi mëngjesin e së premtes në qytetin e Elbasanit.

I lënduari, Hyqmet Hidri, u godit ndërsa kalonte rrugën nga një automjet në lëvizje, i drejtuar nga një 15-vjeçar. I shoqëruar në spital, Hidri konsiderohet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të moshës. Është ende e paqartë se si një 15-vjeçar pa leje drejtimi është lejuar të drejtojë autoveturën.

Top Channel