Britney, sa larg linjave që e bënë të famshme

28/10/2011 13:55

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, skandalizoi publikun gjatë një koncerti në Londër, duke u dhënë një shfaqje aspak të këndshme e veshur gjysmënudo, me dhjamin që spikaste në të gjithë pjesët e trupit.

E veshur me kostume të shumëllojshme, 29-vjeçarja u prit me entuziazëm nga mijëra fansa të saj, në spektaklin e ditës së premte. Megjithatë, ajo që panë të pranishmit përveç veshjeve shumëngjyrëshe, ishin edhe tulet e shtuara përreth stomakut, këmbëve dhe në qafë.

Britney konsiderohej si një prej femrave më tërheqëse në botë në vitet e shpërthimit të saj, në fillimet e 2000-shit. Megjithatë, ndonëse vetëm 29-vjeç, këngëtarja duket shumë larg atyre linjave të mrekullueshme që zotëronte dikur.

FOTO GALERI
1/6
Këngëtarja amerikane, shumë larg linjave që e bënë të konsiderohej midis femrave më të bukura në botë

Top Channel