Beyonce do të lindë vajzë

28/10/2011 00:00

Sikundër shtatzënia e saj ka ndjellë përherë vëmendjen mediatike, edhe
se çdo të jetë foshnja që do të sjellë në jetë këngëtarja Beyonce
Knowles nuk mund të mos ngjallë kureshtje.

Çifti nuk është përpjekur të mbajë sekret seksin e foshnjes, por vetëm pak minuta pasi ata kanë mësuar se Beyonce do të sjellë në jetë një vajzë, lajmi është publikuar në media. Mësohet se informacioni ka rrjedhur nga klinika, ku këngëtarja ka bërë ekon për të mësuar seksin e fëmijës.
 
Ky është një lajm shumë i mirë për çiftin, pasi sipas burimeve të cituara nga mediat botërore, Beyonce dhe reperi Jay-Z janë lumturuar së tepërmi kur kanë mësuar se foshnja e tyre është vajzë. “Beyonce është e ngazëllyer që do të lindë vajzë. Ajo dhe nëna e saj janë aq të afërta dhe ajo dëshiron që po të njëjtën marrëdhënie ta gëzojë me vajzën e saj”, kështu ka deklaruar një burim për revistën amerikane “Touch”.

Top Channel