SHBA ngrin asete në Guinenë Ekuadoriale

26/10/2011 18:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë rikthimin e aseteve me vlerë deri në 70 milion dollarë nga djali i presidentit të Guinesë Ekuadoriale, zbuloi një e përditshme amerikane gjatë të mërkurës.

Teodoro Nguema Obiang Mangue akuzohet se përdor fuqinë e tij si Ministër, për të zhvatur pasuritë e pakta të kombit të varfër.

Midis aseteve të tij amerikane përfshihet një avion privat, jaht, makina dhe disa sende që i përkisnin këngëtarit Micheal Jackson, të blera në një ankand.

Shumica e banorëve të Guinesë Ekuadoriale jetojnë në varfëri ekstreme, me më pak se dy dollarë në ditë, pavarësisht rezervave të mëdha të vendit në naftë dhe gaz natyror.

Muajin e shkuar, Franca sekuestroi 11 makina luksoze që i përkisnin Obiangut, i cili punon si Ministër i Bujqësisë në qeverinë e babait të tij. “Transparency International” e ka vendosur vendin e vogël afrikan në krye të listës së shteteve më të korruptuara në botë.

Ndihmës-Sekretari i Financave, Lanny Breuer, deklaroi se “Obiang ka vendosur një pasuri prej më shumë se 100 milion dollarësh, vetëm nga një pagë modeste shtetërore. Ndërsa njerëzit vdesin urie në vendin e tij, ai ka blerë një vilë dy milion dollarë në Malibu, një avion privat dhe sende të kushtueshme të Micheal Jackson në ankand”.

Një hetim i Senatit në vitin 2004, zbuloi se familja Obiang ka nxjerrë përfitime të mëdha nga konçensionet që i ka bërë kompanive naftënxjerrëse amerikane si “Exxon Mobil” ose “Amerada Hess”.

Top Channel