Prokuroria: 25 vjet burg Bujar Gashit

25/10/2011 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 25 vjet heqje lirie për një nga
të pandehurit e asaj që e quan si Banda e Durrësit, Bujar Gashin, i
gjykuar vecmas 16 te pandhehurve të tjerë.

Prokurori i tha gjykates se Bujar Gashi ka qene i perfshire ne organizaten kriminale deri ne vitin 2000 dhe me pas ai eshte larguar drejt Italise, ku dhe u arrestua si i shume kerkuar nga Interpol Tirana. Sipas prokurorit Gashi duhet te shpallet fajtor per vrasjen me paramendim te Dritan Dishes, nje egzekutim ky qe sipas prokurorise ka qene teper i organizuar dhe ne kuader te hakmarrjes.

Prokurori e argumentoi pozicionin e tij ne kete krim duke pershkruar si me poshte, Bujar Gashi se bashku me Indrit Taullain jane vendosur ne fshatin Shenavlash me synim te paralajmeronin Adriatik Colin dhe Endrit Doklen, qe kishin zene prite per te vrare Dritan Dishen.

Sapo objektivi ka kaluar me automjetin e tij duke udhetuar drejt baneses dy bashkepunëtoret kane njoftuar me te shtena arme shoket e tyre, te cilet me pas kane zbrazuar kallashnikovet drejt viktimes. Per kete ngjarje prokurori nuk arriti te argumentonte akuzen tjeter qe ja adreson te pandehurit ate te prodhim dhe armembajtjes pa leje, nje pike kjo qe u replikua edhe nga avokati i te pandeherit, Ilia Ilia.

Po ashtu prokuroria shpjegoi se ne vendin ku u vra Disha u gjeten 40 gezhoja prej te cileve eshte vertetuar se 38 prej tyre kane dale nga armet qe ka qelluar Coli dhe Dokle, por dy gezhoja te tjera u perkasin dy armeve te tjera, te cilat nuk dihet kujt i perkisnin. Edhe ne kete pike pritet qe avokati i Gashit te mbaje qendrimin e tij gjate mbrojtjes perfundimtare ne shkallen e pare. Ne pritje te mbrojtjes se Gashit, pritet gjithashtu qe avokatet te pergatiten edhe per procesin tjeter ndaj Bandes se Durresit, per te cilen prokuroria ka kerkuar kater denime te perjetshme.

Top Channel