Aksident rrugor në Vlorë, një i plagosur rëndë

25/10/2011 00:00

Një person është në gjendje kritike për jetën për shkak të një aksidenti të ndodhur të martën në superstradën Vlorë-Novoselë.

Për shkak të parakalimit të gabuar dhe shpejtësisë shumë të madhe në një zonë me limite shpejtesie një automjet me targa të Fierit ka goditur përballë një mjet tjetër e më pas edhe një furgon pasagjerësh të linjës Vlorë-Tiranë.

Per pasoje drejtuesi mjetit eshte plagosur rende ndersa te tjeret munden te shpetojne pa plage serioze.

Top Channel