Egjipti liron spiunin izraelit

24/10/2011 20:40

Izraeli njoftoi arritjen e një marrëveshje me autoritetet egjiptiane për lirimin e Ilan Grapel, shtetas amerikano-izraelit i arrestuar në muajin qershor nën akuzën e spiunazhit në favor të shtetit hebre.

Në këmbim, thuhet në njoftimin e autoriteteve izraelite, Izraeli do të lirojë 25 shtetas egjiptianë që mbahen në burgjet e tij.

Ilan Grapel akuzohet për spiunazh në favor të Izraelit gjatë protestave popullore për largimin e ish-presidentit, Hosni Mubarak. Por autoritetet izraelite dhe familja e tij hedhin poshtë akuzat, duke thënë se ai po punonte në mënyrë publike për një projekt bamirës në Kajro.

Ndërkohë, autoritetet egjiptiane njoftuan se në listën e 25 të dënuarve që do të lirohen nga Izraeli, bëjnë pjesë edhe dy fëmijë. 

Top Channel