Bullgari, presidencialet në balotazh

24/10/2011 16:45

Presidenti i ri i Bullgarisë do të zgjidhet në një balotazh të parashikuar për më 30 tetor.

Kështu sugjerojnë të dhënat zyrtare, të shpërndara në bazë të 57 për qind të votave të numëruara.

Kandidati i partisë konservatore GERB, Rossen Plevneliev, ndodhet në krye me 40 për qind të votave dhe do të shkojë në balotazh të dielën e ardhshme.

Përballë tij do të jetë kandidati i Partisë Socialiste bullgare, Ivaylo Kalfin, që deri tani ka siguruar 30 për qind të votave.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale për Bullgarinë u zhvillua ditën e djeshme, në mënyrë direkte për të gjithë qytetarët me të drejtë vote.

Procesi, që duket se do të zgjasë të paktën deri të dielën e ardhshme, mbahet në një situatë të rënduar nga kriza ekonomike dhe emergjenca e romëve.

Për herë të parë, votimi për kreun e shtetit u zhvillua bashkë me atë për zgjedhjet administrative.

Top Channel