Argjentinë, fiton Cristina Kirchner

24/10/2011 08:30

Cristina Fernandez de Kirchner është zgjedhur sërish presidente e Argjentinës me 53.04% të votave, me 37 pikë avantazh ndaj rivalit të saj, socialistit Hermes Binner.

Ndjekin Ricardo Alfonsin me 13.21% të votave dhe kandidati i së djathtës Alberto Rodriguez Saa me 7.33%.

“Dua të falenderoj dikë që nuk mund të më urojë për fitoren, por që ka qenë themeluesi i madh i fitores sime. Pa të dhe guximin e madh që kishte do të ishte e pamundur për mua të arrija këtë fitore”, tha Kirchner duke iu referuar ish-bashkëshortit të saj Nestor, i cili ka qenë edhe ish-president i vendit amerikano-latin.

“Dua që kjo të jetë fitorja e të gjithë argjentinasve dhe për këtë do të punoj. Përshëndes të gjithë të rinjtë që kanë ardhur për të përshëndetur këtë qeveri sepse ata e dinë se ne po punojmë për të tashmen, por sidomos për të ardhmen”, shtoi presidentja e rizgjedhur.

Top Channel