Zgjedhjet në Argjentinë, Cristina favorite

23/10/2011 08:00

Të dielën, në Argjentinë, votohet për zgjedhjet presidenciale dhe Cristina Fernandez de Kirchner përgatitet për fitoren e dytë elektorale.

Sipas parashikimeve, për presidenten aktuale do të votojnë mbi 50% e argjentinasve.

E reja e vetme mund të jetë Hermes Binner, socialisti i Frontit të Gjerë Progresist, të cilin sondazhet e rendisin në vend të dytë me 12% të votave.

Ricardo Alfonsin, i biri i ish-presidentit Raul, dhe Eduardo Duhalde, “armiku” i de Kirchner, do të marrin sipas parashikimeve 10 dhe 8% të votave respektivisht.

Top Channel