Trupi i Gaddafit do u rikthehet familjarëve

23/10/2011 13:15

Qeveria provizore libiane ka theksuar se trupi i Muammar Gaddafi-t do i rikthehet familjes së tij.

Në qytetin Misrata është kryer edhe autopsia që ka dalë në përfundimin se ish-diktatori gjeti vdekjen nga goditja me armë zjarri.

Sipas disa mediave besnike të Gaddafi-t, Koloneli kishte lënë amanet të varrosej në Sirte tre ditë para vdekjes së tij.

Top Channel