Elbasan, po hapte pus, mbytet 40 vjecari

23/10/2011 16:15

Një 40-vjecar ka humbur jetën aksidentalisht në rrethin e Elbasanit ditën e dielë pasi u mbyt teksa po hapte një pus uji.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Tepsenisht të Komunës së Treganit. 40-vjecari, identifikuar si Haki Bërdufi, ishte duke hapur një pus të ri për të siguruar ujë.

Familjarët kanë ndërhyrë për ta shpëtuar atë, por përpjekjet e tyre kanë qenë të kota.

Ngjarja e rëndë u raportua në polici. Ekspertët nga policia e Elbasanit mbërritën dhe nisën hetimet për përcktimin e detajeve të plota të aksidentit.

Top Channel