Anija e mbytur, ndërpriten kërkimet

23/10/2011 00:00

Fregata turke “TCG Barbaros” ndërpreu kërkimet në det për tetë të zhdukurit në aksidentin ujor, pas një operacioni dyditor që rezultoi pa sukses.

Fregata filloi kërkime të përbashkëta edhe me autoritetet shqiptare pak orë pas aksidentit të rëndë ujor, ku u mbyt anija Reina 1 pas përplasjes me tragetin Ankara.

Ajo është futur mëngjesin e së dielës për furnizim në portin e Durrësit. Sipas burimeve zyrtare të portit të Durrësit, “TCG Barbaros” do të bëjë dhe pastrimin e pajisjeve nga ndotjet gjatë kerkimit për tetë marinarët që rezultojnë të humbur.

Por edhe pse një mjet që disponon teknikë moderne në gjetjen e trupave të humbur në det, fregata nuk ka mundur dot të gjejë asnjë prej të zhdukurve. Edhe pse vazhdojnë hetimet dhe nuk ka një konkluzion zyrtar për shkaqet, paraprakisht ekspertët flasin për një gabim njerëzor, ndërkohe që administrimi i kutisë së zezë së anijes do të sqarojë edhe rrethanat si ka ndodhur përplasja e dy mjeteve, që u përplasën rreth 20 milje larg brigjeve të Durrësit.

Te vetmit të mbijetuar nga tragjedia janë kapiteni i anijes Ahmet Sojturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal. Anija turke “Reina 1” me ekuipazh turk dhe flamur maltez ishte nisur nga Rusia me destinacion portin e Barit në Mal të Zi.

Top Channel