Javët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për aktorin Ashton Kutcher, me zbulimin e tradhëtisë nga bashkëshortja Demi Moore që duket se do ta rikthejë në beqari pas shtatë vitesh martese.
Pas të gjithë zërave spekulues që kanë qarkulluar rreth një prej çifteve më të famshëm të Hollivudit, Kutcher xhiroi një video, të publikuar në një rrjet social, në të cilën i adresohej mediave duke kërkuar më shumë ndershmëri nëpër to.
Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje se sa vetë fjalët, ishte pamja e Kutcher, i cili dukej se e kishte lënë veten tërësisht pas dore. Me flokë të shkatërruar dhe një mjekër të parruar prej kohësh, aktori hollivudian të krijonte përshtypjen e një luftëtari islamik, në videot e zakonshme të publikuar prej organizatave si Al-Kaeda.
Top Channel