I bërë i famshëm nëpërmjet një kënge, që në tekst përmbante fjalët “dua të shkoj në shtëpi”, më në fund kuptohet përse këngëtari kanadez Micheal Buble qëndron pothuajse i kyçur brenda së fundmi.
I martuar më parë gjatë vitit me një modele argjentinase të quajtur Luisiana, një revistë rozë botoi të shtunën fotografitë e vajzës, në reklamimin e një fushate veshjesh intime.
Me linja jashtëzakonisht të rregullta dhe një trup të mrekullueshëm, është e sigurt se bashkëshortja e Buble, ka të paktën po aq fansa sa këngëtari i famshëm nëpër botë.
”Më është dashur shumë kohë që të arrij të dal me të, por sapo e pashë u trondita nga bukuria që kishte. Sot jam njeriu më i lumtur në botë, sepse përveçse është e mrekullueshme, karakteri dhe energjia e saj janë të krahasueshme për nga bukuria me pamjen fizike”, u shpreh përpara pak kohësh Buble në një intervistë.
Top Channel