Clinton, mesazh të ashpër Pakistanit

21/10/2011 14:35

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i bëri thirrje Pakistanit që të marrë masa të ashpra, për të penguar militantët afganë që të operojnë brenda vendit.

Duke folur në Islamabad pas një takimi me Ministren e Punëve të Jashtme, Hina Rabbani Khar, Clinton gjithashtu inkurajoi pakistanezët që të shtyjnë talebanët drejt diskutimeve.

Nga ana e saj, Khar pranoi se Pakistani mund të bëjë më shumë për të luftuar militantët dhe për të kontrolluar kufinjtë. Vizita u krye ndërsa marrëdhëniet midis Pakistanit dhe Afganistanit kanë rënë në pikën më të ulët që prej një dekade.

”Pakistani ka një rol thelbësor në sigurimin e pavarësisë dhe stabiliteti në Afganistanin fqinj. Ju mund keni në dorë t’i jepni fund konfliktit, prandaj militantët nuk duhen luftuar së shpejti, por që nesër”, u shpreh Clinton.

Pakistani ka dërguar me mijra trupa në kufirin me Afganistanin, por aktiviteti i islamistëve në rajon është ende i lartë. Më parë gjatë javës, drejtuesi i forcave pakistaneze të armatosura lëshoi një deklaratë të ashpër ndaj Uashingonit, duke thënë se lufta ndaj militantëve u përket atyre dhe për këtë arsye, i takon vetëm Pakistanit që të vendosë se si do të luftojë.

Top Channel