Sindikata: Padi penale ACR-së

20/10/2011 00:00

Sindikatat e minatorëve lajmërojnë se do të bëjnë një padi penale kundër
kompanisë ACR për aksidentin ku humbi jetën një minator dhe 8 të tjere u
plagosën.

Nderkohe që në Bulqizë ka nisur një hetim nga prokuroria përfaqësuesit e së cilës kanë hyrë edhe në galeri për të inspektuar vendngjarjen.

Sindikalistet jane takuar me minatorin e plagosur qe eshte derguar per ne spitalin e qytetit te Peshkopise. Ai
Nje nga minatoret qe ka marre pjese i pari ne shpetimin e te plagosurve eshte ish drejtuesi greves se urise Baki Bajraktari.

Ndërkohë minatorët e minierës së Bulqizës i janë rikthyer punës mëngjesin e së enjtes, pas varrimit të një dite më parë të kolegut të tyre Naim Shyti.

Sipas informacioneve të fundit, minatorët kanë rifilluar punën në nivelet 12, 13 dhe 14, të cilët konsiderohen të sigurtë.

Ndërkohë që puna nuk ka rifilluar në nivelet 15 dhe 16, ku mësohet se ka rrjedhje gazi. Specialistë të minierave po inspektojnë nivelin 15 për të vendosur se c’do të bëhet më pas.

Minatori Naim Shyti, 39 vjec dhe
baba i dy fëmijëve, ishte futur së bashku me dy kolegë në nivelin 16 të
minierës me urdhër pune, për t’u kujdesur për ajrimin.

Por një shpërthim hidrogjeni dëmtoi rëndë atë duke i marrë jetën, si dhe duke plagosur rëndë 8 minatorë të tjerë.

Mëngjesin e së mërkurës, kolegët e minatorit të vrarë ndërprenë punën
në shenjë proteste dhe shkuan pranë familjes së të ndjerit për t’i bërë nderimet e fundit.

Ndërkohë, tre minatorë të plagosur
u dërguan po të mërkurën për kurime të mëtejshme në Spitalin Amerikan
në Tiranë, pasi morën ndihmën e urgjencës në Spitalin Ushtarak.

Lidhur me ngjarjen, prokuroria ka nisur hetimin duke thirrur dhe marrë
në pyetje drejtuesit e minierës dhe minatorët që kanë djeni për të.

Galeria ndodhet nën administrimin e kompanise “ACR”, e cila për tre
muaj rresht u përball me grevën e minatorëve që kërkonin më shumë siguri
në punë.

Top Channel