Reçipetat 2.5 milionë dollarë

20/10/2011 21:30

Modelja e famshme Miranda Kerr ka prezantuar krijimin e fundit të Victoria’s Secret: një palë reçipeta me çmim astronomik prej 2.5 milionë dollarësh.

Fantasy Treasure Bra është ideuar nga Victoria’s Secret në bashkëpunim me Argjendarinë e Londrës. Ky çmim i çmendur është vënë për shkak të diamantëve dhe perlave që përbëjnë reçipetat si dhe haku për 500 orët e punës së dorës që janë dashur për të vendosur 3400 gurët e çmuar në këto reçipeta.

Miranda Kerr do ta veshë për herë të parë këtë stoli në sfilatën e 29 nëntorit të Victoria’s Secret.

Vitin e kaluar një tjetër modele e Victoria’s Secret, Adriana Lima, habiti të gjithë kur veshi Bombshell Fantasy Bra, një palë reçipeta me diamantë që u vlerësuan rreth 2 milionë dollarë.

FOTO GALERI
4/5
Adriana Lima me recipetat 2 milione dollareshe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA