Shia LeBouf sulmohet në rrugë

19/10/2011 09:25

Aktori hollivudian Shia LeBouf është goditur me grushta në stomak jashtë një bari në Vankuver të Kanadasë.

Agresori, pasi e ka goditur disa herë protagonistin e ‘Transformers’ është larguar menjëherë.

Nuk dihet ende se kush ishte shkaku i sulmit, por burime për mediat amerikane theksuan se sherri kishte nisur në brendësi të barit.

Pasi është rrëzuar nga goditjet, Shia ka tentuar të ngrihet dhe të kundërpërgjigjet, por shokët e kanë mbajtur.

Top Channel