Schwarzenegger i rikthehet kinemasë

19/10/2011 12:00

Tetë vite mungesë në ekranin e madh, por më në fund Arnold Schwarzenegger është rikthyer në sheshxhirim ditën e martë për të punuar për një film.

Bëhet fjalë për filmin ‘Last Stand’, ku aktori muskuloz interpreton një sherif të një fshati të vogël kufitar.

Ky është filmi i parë që nga viti 2003, kur aktori interpretoi në filmin ‘Terminator 3 – Rise Of The Machines’. Disa muaj më pas Schwarzenegger mori detyrën e guvernatorit të Kalifornisë, një post që e mbajti për tetë vjet.

Koreani Kim Jee-Won është regjisori i filmit ‘Last Stand’.

Top Channel