Presidencialet, republikanët debatojnë projektet

19/10/2011 00:00

Konkurrentet republikanë për kandidat presidencial në Shtetet e
Bashkuara u përplasën ashpër në debatin e fundit televiziv, ku në
shënjestër u vu më së shumti ish-manjati i picave, Herman Cain, i cili
ka marrë një revansh të menjëhershëm në sondazhet e opinionit, edhe pse
nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë post politik.

Pjesemarresit e tjere ne gare sulmuan planin e tij per zevendesimin e sistemit aktual te taksave federale me ate qe e quan plani i tre 9-ave: takse prej 9% mbi te ardhurat individuale, 9% mbi korporatat dhe 9% takse shitjeje. Propozimi u kundershtua nga te gjithe rivalet e tjere.

“Herman vella te respektoj shume, por nuk duhet ndonje analize edhe aq e thelle per te kuptuar se nuk funksionon keshtu”, tha Rick Perry, guvernator i Teksasit.

“Me pelqen guximi yt Herman, por me kete planin tend, sic e kam llogaritur une, njerezit me te ardhura mesatare i bie qe te paguajne taksa me te larta”, tha Mitt Romney, ish-guvernator i Massachusetts.

Pasi iu perveshen Cain-it, Romney dhe Perry iu kthyen njeri-tjetrit me replika te ndezura sidomos mbi temen e emigracionit. Kandidatet diskutuan gjithashtu ndihmat e huaja, me Perry dhe ligjvënësin Ron Paul që bënë thirrje për shkurtime të thella në shpenzime. Një anketë e realizuar nga CNN sugjeronte një kryesim nga Romney me 26 përqind, ndersa rendiste Cain te dytin me 25 përqind.

Top Channel