Patrick Swayze “ringjallet” në Hollywood

19/10/2011 12:45

Statuja e dyllit e Patrick Swayze është zbuluar ditën e mërkurë në Hollywood nga vejusha e aktorit të ndjerë, Lisa Niemi.

Lisa tha se nuk hezitoi aspak të merrte pjesë në zbulimin e punimit të muzeut Madame Tussauds, një statujë që realizohet dy vjet pas vdekjes së aktorit nga kanceri në pankreas në moshën 57-vjeçare.

“Ishte një detyrim moral për mua të vija dhe të zbuloja këtë statujë. Kam qenë bashkëshortja e Patrick për 34 vjet dhe e kam dashur shumë”, u shpreh 55-vjeçarja.

Johny Castle në filmin e famshëm ‘Dirty Dancing’ është roli më i njohur i aktorit Patrick Swayze.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel