Selia qendrore e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë objekt i një sulmi vandal gjatë orëve të natës.

Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga vetë LDK, vandalët kanë djegur tërësisht posterat e vendosur në murin ballor të ndërtesës.

“LDK e dënon ashpër këtë akt, të cilin e konsideron si një sulm ndaj subjektit politik dhe anëtarësisë e simpatizantëve të saj”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Në dokumentin në fjalë kërkohet që strukturat shtetërore ta hetojnë deri në fund këtë ngjarje dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët.

Top Channel