Vdes presidenti i fundit i Gjermanisë Lindore

18/10/2011 17:45

Presidenti i fundit i Gjermanisë Lindore, Manfred Gerlach, ndërroi jetë të hënën në moshën 83-vjeçare, raportuan mediat gjermane.

E veja e Gerlach dhe një mik i afër i familjes ishin të parët që komunikuan lajmin me një ditë vonesë për të përdtishmen “Tagesspiegel”. Gerlach ndërroi jetë në një spital të Berlinit, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Gerlach udhëhoqi Partinë Demokrartike Liberale, e krijuar pak përpara rënies së Murit të Berlinit, në vitin 1989. Profili i tij si reformator e vendosi në krye të shtetit komunist nga dhjetori 1989 deri në prill 1990, në një përpjekje të fundit për të ruajtur sistemin nga rënia.

Gerlach ishte midis të parëve që sfiduan rolin udhëheqës së Partisë në çdo aspect të jetës në Gjermaninë Lindore dhe me rolin e tij politik, ndihmoi në shtrimin e rrugës të ribashkimit të Gjermanisë.

Top Channel