Spears, video “e nxehtë” për këngën e re

18/10/2011 17:35

Britney Spears dhe partneri i saj, Jason Trawick, janë protagonistët e skenave të nxehta në videoklipin e këngës së fundit të këngëtares me titull ‘Criminal’.

Në video, këngëtarja 29-vjeçare bën dush së bashku me të dashurin e saj dhe më pas “aksioni” vazhdon edhe në dyshek.

Në fillim të videos Britney është shumë e pakënaqur nga lidhja dhe konfrontohet edhe fizikisht me të dashurin e saj në një festë. Në këtë moment shfaqet Trawick, i cili e shpëton këngëtaren dhe e merr me vete duke e larguar me motor.

Trawick e fut bjonden në botën e krimit duke grabitur dyqane dhe banka në Londër.

Jo vetëm skenat e “nxehta” të videos kanë shkaktuar polemika. Autoritetet e Haknei u ankuan në shtator për dhunën dhe aktet kriminale që paraqiten në video.

Kur Britney Spears del nga një bankë me armë në dorë, autoritetet protestuan duke thënë që ata nuk ishin paralajmëruar për natyrën e videos kur kishin rënë dakord që të lejonin xhirimet në zonën e tyre.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA