Alba dhe fëmijët, “shoping” për kunguj

18/10/2011 18:00

Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, po përgatitet seriozisht për festën e Hellouinit që është në prag, ndërsa për të dytën ditë brenda javës u fotografua duke blerë kunguj, simboli i festës.

Ylli i ekranit shoqërohej nga djali i sapolindur Hevën dhe nga vajza e saj Honor, e cila dukej jashtëzakonisht entuziaste gjatë të gjithë kohës së shpenzuar në tregun e kungujve në Hollivud.

Nga ana e saj, Jessica 30-vjeçare dukej e rikthyer në formën që e ka bërë të konsiderohet gjerësisht si një prej femrave më tërheqëse në botë.

Top Channel