Afganistan, rritet prezenca e Haqqani

18/10/2011 22:35

Prezenca e Shteteve të Bashkuara dhe trupat e NATO-s, dhanë alarmin në Afganistan mbi prezencën gjithnjë e më të fortë të rrjetit terrorist të quajtur Haqqani, aktiviteti i të cilëve deri më tani shtrihej gjërësisht në Pakistan.

Sipas informacioneve të Aleancës, ka një rritje të ndjeshme të ndikimit të grupit Haqqani në provincën Khost, Logar, Paktia dhe Uardak, që të gjitha province në zonën kufitare me Pakistanin.

NATO thotë se zonat përdoren për inflitrimin e elementëve terroristë nga Pakistani, duke përfituar nga prezenca e dobët dhe pamundësia e trupave afgane për të kontrolluar si zonën kufitare ashtu edhe vetë lokalitetet në brendësi të vendit.

Megjithatë, thuhet se SHBA dhe NATO janë të vendosur të ofrojnë më shumë mbështetje logjistike, materiale dhe financiare për trupat afgane për përmirësimin e kontrollit në zonën kufitare me Pakistanin.

Pak dihet për rrjetin terrorist Haqqani. Ajo që është e sigurtë është se ky rrjet ka lidhje të forta me Al Kaedën dhe është përgjegjës për një sërë atentatesh dhe sulmesh kundër civilëve dhe zyrtarëve qeveritarë më dendur në Pakistan e më pak në Afganistan.

Top Channel