Lopez, marrëdhënie e fshehtë me Cooper?

17/10/2011 17:25

Jennifer Lopez nuk është konsideruar asnjëherë si një njeri i turpshëm, por një ditë më parë ajo u përpoq të fshihte fytyrën e saj me çdo kusht, ndërsa u kap “mat” nga disa fotografë të fshehur, brenda makinës së aktorit Bradley Cooper.

Ndonëse fytyra nuk është e shikueshme, duket qartë që gruaja përkrah aktorit është këngëtarja portorikane ose në rast të kundër, një “binjake” e panjohur e saj.

Cooper, gjithashtu tentoi të fshihte fytyrën, por u detyrua që të dorëzohej dhe të qëndronte i zbuluar, për të mos humbur kontrollin e mjetit.

Fotografia bëri që menjëherë të nisin spekulime mbi mundësinë që Lopez, nënë e dy fëmijëve, të ketë nisur një marrëdhënie me Cooper.

Ndonëse 37-vjeçari dhe këngëtarja njihen prej kohësh, ata asnjëherë nuk e kishin ndierë nevojën për t’u fshehur nga fotografët. Lajmi i lidhjes së tyre duket se mbështetet edhe nga një burim pranë Jennifer, edhe pse revista amerikane që publikoi ngjarjen, nuk ofroi më shumë informacione rreth identitetit të burimit.

Top Channel