Familja Clinton, në koncertin e Lady Gaga

17/10/2011 20:15

Konsiderohet gjerësisht si gruaja më e fuqishme në botë, por kjo nuk do të thotë që Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, nuk di më se si të argëtohet.

Me rastin e 65-vjetorit të ish-presidentit dhe bashkëshortit të saj, Bill, familja Clinton udhëtoi për dy ditë pushimi në Hollivud, ku nuk mund të mungonte në koncertin që ndërkohë kishte organizuar Lady Gaga.

Hillary dhe vajza e saj Chelsea, u dukën shumë të argëtuara nën tingujt e muzikës së këngëtares së famshme, ndërsa Bill zgjodhi të qëndronte gjatë koncertit pranë një tjetër njeriu të famshëm të Muzikës, Steve Wonder.

Dita e dielë ishte e veçantë për familjen edhe sepse mbusheshin dhjetë vjet që prej ngritjes së fondacionit Clinton, i cili është i përqendruar në luftën për përmirësimin e shëndetit botëror, rritjen ekonomike në vendet e botës së tretë dhe mbrojtjen e ambientit.

FOTO GALERI
1/4
Bill, Hillary dhe vajza argëtohen me muzikën pop

Top Channel