Chris Martin lavdëron Gwyneth Paltrow

17/10/2011 10:50

Chris Martin, vokalisti i grupit Coldplay, ka thënë në një intervistë se të jesh i martuar me Gwyneth Paltrow është njësoj si të kesh fituar llotarinë.

Këngëtari britanik ndihet shumë i lumtur me aktoren, për të cilën ka theksuar se është e vetmja lidhje serioze që ka patur në jetën e tij.

“Nuk kam patur asnjë marrëdhënie serioze. Isha dështak dhe u martova me një aktore që kishte fituar Oscar. Ishte një hap shumë i madh, është njësoj sikur të kisha fituar llotarinë”, tha Martin në një intervistë për një rrjet televiziv amerikan.

Martin dhe Paltrow janë martuar në vitin 2003 dhe kanë dy fëmijë. Cifti kurrë nuk flet për jetën private dhe nuk shihen në publik duke pozuar në tapetin e kuq apo duke u fotografuar në eventet e VIP-ave.

Top Channel