Catherine Zeta-Jones duket se nuk plaket kurrë. Aktorja uellsiane u shfaq në një event bamirësie së bashku me bashkëshortin e saj, Michael Douglas, me një fustan në ngjyrë argjendi.
Zeta-Jones ndodhej në Kaliforni në një event të organizuar nga Sony Pictures Studio, event që grumbulloi rreth 1 milion dollarë.
“Këto para do të shkojnë për filmat dhe televizionet dhe jam shumë e lumtur që ky është viti i gjashtë i organizimit të këtij eventi dhe ka pjesëmarrje. Më vjen mirë që aktorët e Hollywood-it interesohen dhe kujdesen për njëri-tjetrin”, u shpreh 42-vjeçarja.
Paratë e grumbulluara do të shkojnë për shërbimet shëndetësore dhe sociale të rreth 60 mijë punonjësve të industrisë së filmave dhe televizionit.
Top Channel