80 të vdekur nga përmbytjet në Amerikën Qendrore

17/10/2011 00:00

Numri i personave që gjetën vdekjen këtë javë nga shirat e rrëmbyer,
përmbytjet dhe rrëshqitje e mëdha të tokës në Ameriken Qendrore ka
mbërritur në 80.

Më rëndë është prekur El Salvatori, ku shënohen 32 viktima, shumica të varrosur për së gjalli në shtepite e tyre nga lumenjte e baltes. Të vdekurit ne Guatemala kane mberritur ne 28, ne Honduras 13 dhe 8 ne Nikaragua.

Ato qe nisen si reshje te thjeshta shiu perfunduan ne nje stuhi te vertete tropikale qe u perplas mbi te gjithe rajonin. Uji ka mbuluar rruget nderkombetare, fshatra te tere jane izoluar dhe mijera familje kane humbur shtepite e te mbjellat.

Kombet e Bashkuara e kane klasifikuar Ameriken Qendrore si nje prej zonave te botes me te prekura nga ndryshimet klimaterike. Sipas OKB-se, me shume se 100.000 vete jane prekur aty nga permbytjet masive. Qeveria e el salvadorit leshoi nje apel per ndihme nga jashte, ndersa metereologet parashikojne vazhdimin e reshjeve. kaq te dendura kane qene keto te fundit, sa kane detyruar dhe pezullimin e perkohshem te operacioneve te shpetimit. autoritetet po zhvendosin edhe njerezit ne zonen perreth nje vullkani prane san salvadorit, ku nga rreshqitjet e dheut ne vitin 1982, humben jeten me qindra vete.
 

Top Channel