Sarandë, ndalet trafikimi i drogës

16/10/2011 19:05

Policia e Sarandës ka sekuestruar 69 kilogram drogë të llojit kanabis sativa në afërsi të fshatit Xarrë.

Uniformat blu njoftojnë se sekuestrimi u bë në orët e mesditës së dielë. Droga, sipas tyre, ishte e paketuar në dy canta dhe e fshehur në disa shkurre pranë fshatit Xarrë.

Njoftohet se dy persona kanë përfunduar në pranga të dyshuar si posedues të drogës. Identiteti i tyre nuk është bërë publik, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e vendit të origjinës dhe destinacionit të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA