Gruevski viziton Dibrën

16/10/2011 17:30

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski zhvilloi një takim me banorët e komunës Trebisht, një zonë kjo rreth 4 kilometra larg kufirit maqedonas.

Atij iu rezervua një pritje e ngrohtë dhe festive. Gruevski u interesua për ecurinë e gjuhës maqedonase në këtë zonë kryesisht në shkollat fillore. Më pas ai zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me një përfaqësi të komunitetit të zonës se Gollobordës ku i pranishëm nga pala shqiptare ishte dhe Prefekti i Qarkut Dibër, Genc Sharku.

“I dashur popull maqedonas, tashmë është bërë e mundur hapja e rrugës si dhe shkurtimi i distancës nëpërmjet këtij kalimi kufitar duke përmbushur kështu premtimin e tim ndaj këtij komuniteti i cili flet të njëjtën gjuhë dhe ka të njëjtat tradita”, tha Gruevski para banorëve vendas.

Sipas Gruevskit, Republika e Maqedonisë do të investojë shumë në të ardhmen për komunitetin e kësaj zone sidomos në drejtim të arsimit dhe thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore.

Ai tha se së shpejti në Shkup ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin shqiptar Sali Berisha për të folur lidhur me problemet që e shqetësojnë komunitetin e kësaj zone si dhe vijueshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA