Jessica Simpson pret një fëmijë?

15/10/2011 00:00

Zërat se këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson është duke pritur një
fëmijë janë gjithmonë e më të mëdhenj, pasi ajo u paraqit në publik e
veshur me një fustan të gjerë, i cili kishte një harkim të çuditshëm në
pjesën e barkut.

31-vjeçarja shtoi edhe më shumë dyshimet ndërsa mbajti çantën përpara barkut, në një vend që dukej sikur dëshironte të fshehte diçka.

Për më tepër, një ndihmës ndihmoi bionden që të hapte derën ndërsa e shoqëroi deri tek makina, duke i hapur derën. Disa ditë më parë, zërat nisën të qarkullonin kur ishte nëna e saj ajo që e ndihmoi të ngjitej në një automjet.

Ndërkohë, këngëtarja udhëtoi deri në Nju Orlins, për të kryer një fushatë reklamuese të kompanisë së modës që ajo vetë ka krijuar, “Dillards”.

Top Channel