Sali Rexhepi është shpallur fajtor me 5 vjet burg nga një trup gjykues i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it.

Rexhepi, siç njofton EULEX, më 13 tetor u dënua, pasi u shpall fajtor bashkë me të tjerët për torturimin e një personi civil, shqiptar i Kosovës, i mbajtur në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në Cahan të Shqipërisë, më ose rreth datës 3 maj 1999.

Sali Rexhepi është dënuar vetëm për këtë pikë, ndërsa është liruar nga dy pika të tjera të aktakuzës, që kishin të bënin me krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas EULEX, prokuroria është përfaqësuar nga një prokuror i misionit europian, ndërsa prokurori dhe avokati mbrojtës kanë paralajmëruar parashtrimin e ankesave ndaj aktgjykimit.

Top Channel