Rihanna “përshëndet” fotografët

14/10/2011 14:50

Yjet e sotme të muzikës e kanë shumë të vështirë të mbajnë qetësinë.

Ditët kur ngrihen nga gjumi të gëzuar dhe ndihen të bukur nuk e kanë aspak problem të fotografohen nga paparacët, por kur janë të mërzitur menjëherë tregojnë gishtin e mesit në shenjë “përshëndetjeje” për ata që i japin pak vëmendje.

Në foto shihet Rihanna në një pozë që pa dyshim është bërë në një nga ditët e saj të këqija.

Këngëtarja nga Barbados ka deklaruar në një intervistë të para disa ditëve se Rihanna e vërtetë nuk është ajo që shihet nëpër videoklipe sepse ato janë vetëm pjesë e spektaklit.

“Mos më merrni shembull duke më parë në videot e këngëve të mia sepse kjo është bota e muzikës”, tha këngëtarja.

Duke gjykuar nga fotoja, Rihanna nuk duhet marrë si shembull as në jetën e përditshme.

Top Channel