Banderas: Pasioni shuhet, dashuria reziston

14/10/2011 14:00

Antonio Banderas ka shprehur edhe një herë tjetër dashurinë për bashkëshorten e tij, Melanie Griffith.

Aktori spanjoll ka theksuar se ndjenja e tij për të është aq e thellë sa nuk është më e nevojshme të rrinë gjithë kohës me njëri-tjetrin.

“Kemi 15 vjet të martuar dhe nuk e ndjejmë më të nevojshme që të rrimë bashkë si në kohën kur u njohëm”, tha Banderas.

Protagonisti i filmit ‘Desperado’ e ka të qartë se një martesë kaq e gjatë në Hollywood është diçka e rrallë dhe zbulon se sekreti i jetëgjatësisë është familja.

“Puna është punë, por fëmijët janë drita e syve të mi”, përfundon Banderas.

Top Channel