Pas një fillimi jashtëzakonisht të dobët të kampionatit, Arsenali i Arsene Wenger është duke menduar për një fushatë të fuqishme blerjesh, që të lejojë klubin të rikthehet të konkurrojë për tituj të rëndësishëm.
Emri i Drogbasë, për momentin, është më i lakuari nga mediat angleze. Blerja e tij do të përbënte një ndryshim të strategjisë së Arsenalit, që është bazuar gjithmonë tek futbollistët e rinj, por Wenger beson se 33-vjeçari ka ende disa vite të mira në futboll, ndërsa mund t’i ofrojë skuadrës atë përvojë që asaj i mungon aq shumë.
Fushata e blerjeve të Arsenalit do të vazhdojë edhe me disa emra të tjerë, ndërsa klubi duket i interesuar edhe për 22-vjeçarin rumun Torje. I mbërritur këtë vetë tek Udinese, ai është pagëzuar në vendin e tij si “Messi i Rumanisë” dhe ka një talent të padiskutueshëm.
Skuadrës pritet t’i bashkohet edhe një “Nasri” i ri. Bëhet fjalë për mesfushorin e avancuar të Soshosë dhe përfaqësues franceze, talentin Marvin Martin, ndërsa duket se është pronotuar për rolin e mbrojtësit të majtë edhe Ahmed Musa, nga kampionati holandez.
Top Channel