100 vjet nga lindja e Migjenit

14/10/2011 20:10

Në Teatrin Kombëtar u zhvillua aktiviteti kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Migjenit. Artistë si dhe figura të tjera të njohura u mblodhën për të vlerësuar figurën dhe veprën e poetit më në zë të letërsisë shqiptare, që ka lënë gjurmë me krijimtarinë e tij unike.

Poezite e njohura të Migjenit u recituan me mjeshtëri dhe ndienjë nga aktorë të njohur të skenës dhe ekranit si Bujar Asqeriu, Suela Konjari, Vasjan Lame e shumë të tjerë.

Për kënaqësinë e publikut në sallë, në ekran u projektuan edhe fotografi të ndryshme të Millosh Gjergj Nikollës, të marra gjatë jetës së tij të shkurtër, e cila u nderpre në moshen 27-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Top Channel