Tre muskëtierët rikthehen në 3D

13/10/2011 00:00

Një D’Artagnan 19-vjecar, pikërisht si në librin e Alexandre Dumas, Orlando Bloom që interpreton një rol negativ.

Kështjella të vërteta të Bavarisë që janë transformuar, me “bekimin” e Angela Merkel, në pallatet e Parisit dhe Versajës së kohës së Luigjit XIII.

Tre Muskëtierët kthehen kështu në ekranin e madh, këtë herë në 3D, me regji të Paul W.S. Anderson dhe bashkëshortes së tij Milla Jovovich, në rolin e Milady.

“Është historia e një djali që shumë shpejt bëhet burrë”, tregon Logan Lerman, aktori nga Los Anxhelos që do të interpretojë D’Artagnan.

“Më kujton Tom Cruise kur ka qenë i ri, kur interpretoi në filmin “Afera të rrezikshme””, thotë për të regjisori Anderson, i cili shpjegon edhe zgjedhjen e tij.

“Donim që aktori të kishte të njëjtën moshë të D’Artagnan në libër”, sqaron regjisori.

Përkrah tij interpretojnë aktorë të njohur, të cilët bëjnë beteja dhe dyluftime akrobatike të xhiruara përmes teknologjisë 3D, si:

Matthew Macfadyen, në rolin e Athos; Ray Stephenson, në rolin e Porthos; dhe Luke Evans në rolin e Aramis.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel