Thurman reklamon bixhuteritë pa bizhu

13/10/2011 17:50

Aktorja hollivudiane, Uma Thurman, ishte e pranishëm në ceremoninë inaguruese të një kompanie bixhuterish suedeze, pa mbajtur asnjë bizhu në trupin e saj.

Gjithmonë e re dhe e pashme, 41-vjeçarja e “Kill Bill” dukej sikur ishte në të vërtetë antireklama më e madhe e këtyre produkteve, duke treguar se një femër nuk e bëjnë tërheqëse aksesorët.

Në të shkuarën, në përurimin e sezoneve të reja të dizenjueses “Eva Attling”, ishin paraqitur të stolisura në maksimum figura të tjera të mëdha të Hollivudit dhe “showbizz”, si Madonna, Jennifer Aniston apo Kylie Minogue.

Top Channel